Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se E-kiosqet momentalisht nuk janë në funksion, pra janë shkyçur nga rrjeti i ARC (Agjencia e Regjistrimit Civil) për një kohë të pacaktuar.
Sipas njoftimit arsyeja e shkyçjes është bërë pasi që pritet të bëhet lidhja e E-kiosqeve me portalin: https://ekosova.rks-gov.net/, prandaj deri atëherë E-kiosqet në territorin e komunës tonë janë jashtë funksionit.
“Ndërsa pasi të bëhet lidhja dhe azhurimi i softverit të ri në E-kiosqe, do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar zyra për informim e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/