DYLON

Ministri Mehaj zhvilloi bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Ministri Mehaj zhvilloi bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit  bilateral, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot realizoi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Me këtë rast, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ata biseduan për stadin aktual të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shtyrjen përpara, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera, ata u pajtuan edhe për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Duke njohur pozicionin e rëndësishëm të Turqisë në kuadër të Aleancës Veriatlantike, Ministri Mehaj e falënderoi Ministrin Akar edhe për mbështetjen e deklaruar zyrtare për procesin e përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.