/2L ONLINE/ – Një të kërkuar nga Gjykata, kapet nga patrulla policore e Prishtinës, sillet te Policia e Gjilanit për të përfunduar në burg, përkatësisht në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, për të vuajtur dënimin. prej 47 ditëve.
Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, nga patrulla policore e Prishtinës është ndaluar personi dhe është sjellë në stacioni policor të Gjilanit. Gjykata të njëjtit i ka lëshuar vendimin për vuajtje të dënimit me burg sipas urdhëresave dhe është dërguar në vuajtjen e dënimit prej 47 ditëve në Qendrën e Paraburgimit Gjilan. /2L ONLINE/
fotoilustirm