/2L ONLINE/ – Sipas Policisë së Kosovës, një rast “lëndim trupor”, është regjistruar në statistikat policore në 24 orët e fundit, edhe atë në Kamenicë, ku sipas autoriteteve policore, në rrugën “Skënderbeu”, në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke kapur për flokë dhe goditur me shuplakë, viktimën femër.
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/
Fotoilustrim