Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “kanosje” në Viti., ku ankuesja me qëndrim të përkohshëm në Francë ka raportuar se i dyshuari përmes rrjeteve sociale vazhdimisht e ka kanosur dhe e ka ngacmuar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se i dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës.
“Gjate vitit te kaluar janë iniciuar tri raste të “Ngacmimit” si dhe një rast “Kanosje” , pra kundër te dyshimtit janë ngritur katër kallëzime penale”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 ore.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.