Së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, vizituam lagjen Arbëria.
Trajtuam më gjerësisht, pikat kyçe të programit tonë, nga arsimi dhe ekonomia e deri tek përkrahja e rinisë e rigjallërimit të jetës kulturore të qytetit.
Mbështetja që e morëm, na çon përpara në rrugën drejt fitores së 17 tetorit. Dita, kur do t’ua kthejmë qytetin banorëve të Gjilanit. Që të bëhemi bashkë, e të qeverisim bashkë.
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/