E diela e mbyll javën e 19-të në Superligë, gjersa do të zhvillohen tri ndeshje interesante.
SC Gjilani është nikoqir i Flamurtarit, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ndeshje që fillon nga ora 13:00.
Për Gjilanin është shumë e kërkuar fitorja për të vazhduar rrugën për titull, ngase rivalët direkt Drita dhe Prishtina kanë shënuar fitore dje.
Fitore kërkon edhe Ballkani në Suharekë ndaj Ferizajt, për ta rikthyer pozitën e parë.
Ndeshje ‘luftarake’ pritet të zhvillohet në Mitrovicë, mes Trepçës 89 dhe Dukagjinit, ku takohen dy skuadrat e pjesës së poshtme tabelare dhe tri pikë janë të rëndësishme për mbetje në Superligë.
Vlen të theksohet se këtë vit, Superliga e Kosovës karakterizohet nga një konkurrueshmëri të ashpër ngase katër skuadra do të bien nga Liga, ndërsa tri skuadra do të luajnë në Evropë.
Prandaj, edhe për tri vendet e para dhe titullin kampion skuadrat po luftojnë kokë më kokë.
E diel
Ballkani – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
Trepça ’89 – Dukagjini