Kapen në flagrancë hajnat e naftës

Kapen në flagrancë hajnat e naftës

Autoritetet policore anë bërë me dije se kanë arrestuar tre të dyshuar për vjedhje në Kamenicë. Të dyshuarit kishin tentuar të vjedhin naftë nga një rezervarë te “Antenat në Bratillovcë”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësia e hetimeve në Kamenicë, gjatë implementimit të planit operativ të hetimit të veprave penale vjedhje, në vendin e quajtur tek “Antenat në Bratillovc”,në bashkëpunim me njësitet patrulluese kanë arritur që t’i kapin në flagrancë tre të dyshuarit.

Hashani ka thënë se ata kishin depërtuar në brendësi të rrethojës ku gjendej rezervari i derivateve të naftës, e ku kishin tentuar që të vidhnin derivate nga ai rezervar.

“Të dyshimtit janë arrestuar si dhe është gjet edhe vetura të cilën të dyshuarit e kishin përdorur për ta kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë. Në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një Kanistër prej 20 litrave, një (zorrë) prej tri(3) metrave dhe një shufër e metalit”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, të dyshuarit janë intervistua në prani të avokatëve mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

“Janë gjet prova të qëndrueshme se këta të dyshuar dyshohet se kishin vepruar në rastin e vjedhjes së rend të datës 16.02.2020 , “vjedhje e rëndë” në të njëjtin lokacion ku dyshohet se janë vjedhur rreth 1000 litra naftë. Bazuar në veprimet hetimore me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e mitur lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj të dyshuarit madhor D.K. është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thotë zëdhënësi Hashani.

Rasti është duke u hetuar tutje.

KOMENTE