Kampioni në fuqi, Drita do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Superligë për këtë vit, pasi do të luajë kundër Feronikelit në Drenas nga ora 13:30.
Drita vjen nga një fitore ajo ndaj Besës (3:1), ndërsa Feronikeli nga barazimi 0:0 ndaj skuadrës debutuese në Superligë, Arbëria, shkruan 2LONLINE.com.
Deri më tani, kampionati kosovar është në javën e katërt të garave, ndërsa për Dritën kjo është ndeshja e dytë, për shkak të pjesëmarrjes në Evropë.
Sot, zhvillohen edhe dy ndeshje të zjarrta, ajo mes Prishtinës dhe Llapit, dhe Ballkanit e Drenicës me fillim nga ora 15:00.