DYLON

Kërkohet paraburgim për të miturin për dhunim dhe fotografim të paautorizuar

Kërkohet paraburgim për të miturin për dhunim dhe fotografim të paautorizuar
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të miturën  e dëmtuar.

Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa auorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.

Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.