Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ishte pjesë tryezës së rrumbullakët “Roli i nivelit lokal në promovimin e Agjendës së Gjelbër” të organizuar nga AZHR Lindje.
Agjenda e Gjelbër është marrëveshje evropiane që synon zbatimin e një strategjie të re zhvillimore duke bërë ndryshimet e nevojshme strukturore, me qëllim të neutralizimit të ndryshimeve klimatike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Ja postimi i plotë i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik-Gjilan:
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ishte pjesë tryezës së rrumbullakët “Roli i nivelit lokal në promovimin e Agjendës së Gjelbër” të organizuar nga AZHR Lindje.
Pjesë e kësaj tryeze ishin përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Kryetar dhe Nënkryetar të Komunave dhe drejtorë të Drejtorive për Zhvillim Ekonomik Lokal, Shërbime Publike dhe Urbanizëm nga Komunat e Rajonit Lindje.
Kjo tryezë kishte për qëllim të ofrojë rekomandime për të zbatuar politika për mbrojtjen e hapësirave të gjelbërta, ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës që organizohet në kuadër të projektit “Promovimi i zhvillimit rajonal dhe Agjendës së Gjelbër në rajonin Lindje” të mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Agjenda e Gjelbër është marrëveshje evropiane që synon zbatimin e një strategjie të re zhvillimore duke bërë ndryshimet e nevojshme strukturore, me qëllim të neutralizimit të ndryshimeve klimatike dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Agjenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla:
1) Dekarbonizimi: veprimi për klimën, energjinë e pastër dhe transportin e qëndrueshëm
2) Ekonomia qarkulluese
3) Lufta kundër ndotjes
4) Prodhimi i qëndrueshëm i ushqimit dhe zona të qëndrueshme rurale
5) Biodiversiteti: mbrojtja dhe restaurimi i natyrës dhe ekosistemeve
Qëllimi përfundimtar është ekonomizimi dhe nxjerra e përfitimeve sa më të mëdha socio-ekonomike nga agjenda e gjelbër e BE-së. /2LONLINE/