Një femër shqiptare, shtetase e Kosovës, me banim në Gjilan, dyshohet se kishte shkuar tek vendi i punës ku punon ish i dashuri i saj, shqiptar dhe shtetas i Kosovës, e që pastaj, të njëjtin e ka goditur me një mjet të mprehtë (thikë), në pjesën e abdomenit (barkut) duke i shkaktuar lëndime trupore, bëhet e ditur përmes raportit të Policisë nga rajoni i Gjilanit.
Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë nga Rajoni i Gjilanit, lidhur me rastin ka thenë se përsoni në fjalë është trajtuar në Emergjencë e Spitalit Rajonal të Gjilan, dhe sipas raportit të mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, e dyshuara është arrestuar nga policia si dhe është intervistuar në bazë të procedurave standarde ligjore dhe të njëjtës i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Hashani ka thenë se ky rast është duke u hetuar.