Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast “Falsifikim i parasë”. Me 30 janar 2018 rreth orës 14:15 përmes telefonit ne stacionin policor ne Gjilan është raportuar për një rast ne bankën “Raiffeisen” ne rrugën ,,Adem Jashari” në Gjilan ku dyshohet për një kartëmonedhë te falsifikuar.
“Njësiti Reagues ju ka përgjigjur rastit në fjalë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar ankuesin, punëtor i kësaj banke. Ankuesi raporton se një person ka deponuar para ne vlere 350 euro ku njëra prej parave ne vlere prej 50 euro dyshohet te jete e falsifikuar. Paraja e dyshuar është konfiskuar”, ka thenë Hashani.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i njëjti ka urdhëruar që rasti te iniciohet dhe të klasifikohet “Falsifikim i parasë”. Rasti i dedikohet njësitit te hetimeve për procedim të mëtutjeshëm.