DYLON

Gjilan: Raportohet rast i rrëmbimit

Gjilan: Raportohet rast i rrëmbimit
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast që e kanë cilësuar “Rrëmbim”, që ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Abdulla Tahiri”.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se më 30 janar 2018, rreth orës 19:40, dy të dyshuarit shqiptar, shtetas të Kosovës, e kishin takuar viktimën, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, ku pas disa bisedave rreth një mosmarrëveshje, besohet për motive të ulëta, duke përdorur forcën, e fusin viktimën në makinën e tyre Opel Astra me targe 06. Të njëjtit, tentojnë ta dërgojnë jashtë qytetit, mirëpo viktima arrin që në ta hape derën dhe kërcen nga vetura. Pas kësaj dy të dyshuarit dalin nga vetura dhe e sulmojnë fizikisht viktimën ku i shkaktojnë lëndime trupore .

Njësitet policore reaguese nga stacioni policor i Gjilanit kanë arritur tëi arrestojnë dy të dyshuarit e dhe me urdhër të prokurorit u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

EkoHigjiena

Rasti i cilësuar si “Rrëmbim” i referohet Prokurorisë Themelore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.