Autoritetet policore kanë bërë me dije se dyshohet se euro të falsifikuara janë deponuar në bankomatin e një banke në Gjilan andaj edhe janë sekuestruar 400 euro dhe se për këtë po vazhdojnë hetimet.
Në njoftimin e policisë thuhet se arkëtarja e një banke, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime. /2LONLINE/
Raporti i policisë
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Esat Berisha, Gjilan 12.01.2024-15:00. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti mbetet nën hetime.