SC Gjilani kishte transferuar disa lojtarë në afatin kalimtar të verës, duke shpenzuar mbi 2 milionë e gjysmë euro. Dy nga ta janë Gerhard Progni dhe Tomislav Busiç, të cilët po tregojnë mjaft sukses në këtë kampionat.
Progni dhe Busiç ishin bashkëlojtarë te Teuta e Durrësit në edicionin e fundit, ndërkohë partneritetin e kanë vazhduar edhe te SC Gjilani, duke ‘firmosur’ këtë edicion për ‘kuqebardhët’.
Sikurse Progni, po ashtu edhe Busiç tashmë kanë kaluar të 30-tat, por vazhdojnë të mbeten në formë të lartë.
Arsye për këtë formë është përgatitja e tyre e lartë fizike.
Pas ardhjes te SC Gjilani për dy futbollistët po përkujdeset trajneri i personal i fitnesit, Kreshnik Korça.
Stërvitje të tilla patën edhe sot, ndërsa pamjet i publikuan në Instagram.