DYLON

Në Gjilan do të zhvillohet Turneu i XIV-të Ndërkombëtar i Karatesë “Katana Open 2019”

Në Gjilan do të zhvillohet Turneu i XIV-të Ndërkombëtar i Karatesë “Katana Open 2019”
Avatar photo Elife Sherifi

Klubi i Karatesë “Dardania – Gjilan” organizon turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”. Turneu mbahet të dielën në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

Të gjitha klubet dhe trajnerët mund të bëhen pjesë e garës, ndërsa organizatorët tashmë kanë hapur aplikimin.

Paraqitja e garuesve duhet të bëhet deri më 19.10.2019 ( E SHTUNË ) deri në ora 15:00, në adresën elektronike në e-mail: [email protected] dhe [email protected]

EkoHigjiena

Numri kontaktues: Maliq Maliqi +38344177096 dhe Fjona Xhelili +38349684472

Për të marrë pjesë, aplikuesit duhet të paguajnë:

-Kata individuale……………………………………10euro.

-Kumite individuale………………………………..10 euro.

-Kata dhe kumite……………………………………15 euro.

Për më të mirët e kësaj gare do të ketë edhe shpërblime.

Ky është njoftimi i klubit organizator:

“VENDI – PALESTRA SPORTIVE BASHKIM SELISHTA-PETRITI GJILAN

DATA – 20.10.2019 (E DIELË);

PAGESA E PJESMARRJËS – 09:00 DERI 09:30;

TAKIMI I GJYQTARËVE – 09:30 DERI 10:00;

FILLIMI I GARAVE 10:00;

HAPJA SOLEMNE – 13:00.

Shpërblimet në kumite dhe kata për vendin e 1, 2 dhe dy vendet e treta medalje dhe diplomë, vendi i parë në te dy kategorit edhe kupë, klubi më masovik ndërkombëtar dhe vendor do të shpërblehet me kupë, garuesja dhe garuesi më e/i mirë shpërblehet me kupë si dhe klubi më i suksesshëm shpërblehet me kupë.

Vërejtje: Për të dhënat e sakta të garuesve përgjigjet udhëheqësi i klubit, nëse garon në kategori të gabuar do të s’kualifikohen. Çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale; brezin e kuq dhe të katërt, dorezat, mbrojtëset e dhëmbëve dhe të këmbëve. Trajnerët duhet te jenë me veshje sportive, në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në PALESTËR”.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.