Edhe pse merkato e janarit është mbyllur prej ditësh, Gjilani nuk ndalet së transferuari futbollist të rinj.
Prurjet më të reja të skuadrës së Superligës Kosovare janë dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz dhe Keita Raza. Dyshja janë vëllezër dhe luajnë në pozitat e mbrojtësit dhe sulmuesit.
Pas firmës në kontratën që i mban në Gjilan deri në qershorin e vitit 2021, Aziz e Raza rrëfyen përshtypjet e para për qytetin e Gjilanit dhe kampionatin kosovar.
Keita Aziz, 22 vjeçar i cili luan në pozitën e mesfushorit, sezonet e kaluara është paraqitur në kampionatin Tunizian dhe atë të Omanit.
“Më pëlqen ambienti i ri pasiqë në qytetin e Gjilanit ka një frymë sportive dhe njerëzit këtu jetojnë me futbollin,e përcolla gjithashtu takimin e djeshëm ku ishte një ambient shum i mirë sportiv. Besoj se në lojërat e ardhëshme me shokët e skuadrës do të bëjmë gjëra të mira dhe ti kënaqim tifozët fantastik të skuadrës”, u shpreh Keita Aziz.
Gjithashtu edhe vëllai i Aziz, u shpreh mjaftë i lumtur për aventurën e tijë të re me skuadrën e Gjilanit.Raza i cili luan pozitën e sulmuesit, tha se kane ardhur ti ndihmojnë skuadrës për ti arritur objektivat së bashku.
“Nuk kishim shumë njohuri për kampionatin dhe përgjithësi për vendin, por në përshtypjet e para kemi mbetur mjaft të kënaqur me ambientin dhe mikpritjen këtu, pasi njerëzit janë shum mikpritës në Kosovë.Në Gjilan kemi ardhur ti shfaqim cilësit tona dhe së bashku me skuadrën ti arrijmë synimet e klubit”, tha sulmuesi për faqen zyrtare të klubit.
Dy ardhjet e reja në skuadër, janë fryt i bashkëpunimit mes skuadrës së Gjilanit dhe kompanisë menagjeriale “Sem Menagment”, e cila funksionin në menagjimin e futbollistëve me seli në Zyrih të Zvicrës.