(2L ONLINE) – Autoritetet Policore kanë bërë me dije se në rrugën “Idriz Seferi”, në Gjilan dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar, viktima ka pësuar lëndime trupore, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.
Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt.
Nuk raportohet për motivet e këtij sulmi. /2L ONLINE/