Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, ankuesi ka njoftuar policinë se ndaj tij ishte kryer vepra: “Privim të kundërligjshëm të lirisë”, nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimi ne policisë.
Raporti i policisë:
PRIVIM I KUNËRLIGJSHËM I LIRISË
Gjilan 08-09.06.2024, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.