(2L ONLINE) – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se njësit përkatës, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona, të cilit kanë qenë të kërkuar nga policia, në bazë të urdhëresave të Gjykatës përkatëse.
Sipas policisë, të dyja këto raste janë regjistruar në Komunën e Vitisë. Nëç fshatin Tërpezë, në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Lipjanit.
Në rastin tjetër, në rrugën e Preshevës, në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/