Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror nga Arsenali. Mesfushori shqiptar nuk po gjen rehati te Arsenali dhe largimi i tij nga klubi duket i pashmangshëm.
E ardhmja e mesfushori nga Kosova duket se do të jetë përsëri në kampionatin gjerman Bundesliga.
Skuadra nga kryeqyteti gjerman Berlin, Hertha ka piketuar ish-kapitenin e Arsenalit për ta transferuar në janar.
Trajneri i Herthas, Jurgen Klinsmann e vlerëson shumë Xhakën dhe kërkon afrimin e tij në skuadër.
Hertha i ka bërë ofertë Arsenalit për ta marrë në huazim Xhakën në janar me mundësi blerje në fund të sezonit.
Oferta tjetër për prishtinasin është ajo nga ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach që dëshiron rikthimin e Granitit.
Arsenali ka kërkuar zviceranin, Denis Zakaria dhe dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy reprezentuesve zviceran.
Gjithsesi largimi i Xhakës nga Arsenali duket i sigurt, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë.