(2L ONLINE) – Autoritetet Policore kanë bërë të ditur se kanë vënë nën pranga dy të dyshuar për posedim të narkotikëve, e të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Sipas zyrtarëve policorë, rasti ka ndodhur në fshatin Livoç të komunës së Gjilanit, ku janë arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasi që gjatë kontrollimit në veturën Audi 80, në disa pjesë të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 21 paketime me mbi 23 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /2L ONLINE/