Dy meshkujt shqiptar nga komuna e Bujanocit kanë tentuar gjatë fundjavës të trafikojnë 3 kilogramë drogë të tipit marihuanë të paketuara në 12 paketime të vogla, të fshehur nën dorëzën e marshit në veturë, njoftojnë mediat në gjuhën serbe, transmeton Titulli.com.
Vozitësi i veturës tip “Mercedes ML” me targa VR, me moshë 30 vjet dhe pasagjeri 48 vjeçar, kanë deklaruar se janë nisur për Zvicër që të blejnë veturë dhe nuk kanë asgjë për të lajmëruar.
Sipas mediave vozitësi me pasagjerët tjerë janë dërguar në kontrollim të detajuar në skaner ku janë vërejtur parregullsi në pjesën nën marsh të shpejtësive dhe të gjithë u janë dorëzuar policisë për procedurë të mëtutjeshme në Shid.