Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës janë shëruar dy persona dhe dy të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që t’i respektojnë tre hapa shumë të rëndësishëm për parandalimin e virusit SARS-CoV-2.
“Dy (2) të shëruar dhe dy (2) raste pozitive në komunën tonë. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam që sot në komunën tonë janë identifikuar edhe dy raste të tjera me #COVID19 dhe dy të tjerë janë shëruar plotësisht. Ju lutem respektoni tre hapat e thjeshtë por shumë të rëndësishëm në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. #Vendosmaskë, #Mbajdistancë dhe #Pastroduart”, ka thënë Kastrati.
Bilanci i të infektuarve me COVID-19 në komunën tonë është:
• 66 të identifikuar;
• 20 raste aktive;
• 46 të shëruar plotësisht.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh.