DYLON

Gjilani e Drita dy skuadrat e qytetit janë fare pranë titullit të kampionit!

Gjilani e Drita dy skuadrat e qytetit janë fare pranë titullit të kampionit!
Avatar photo Redaksia

Fitorja e sotme e Gjilanit në derbin më të madh të futbollit kosovar, Drita – Gjilani, në njërën anë dhe barazimi në takimin tjetër, Ballkani – Prishtina, ka bërë që në dy vendet e para të tabelës së klasifikimit, tani të jenë pozicionuar dy ekipet gjilanase, duke e bërë luftën për titull kampioni interesante dhe faktin se është bërë edhe një hap tutje që ky titull të mbetet definitivisht në qytetin e Gjilanit.

Kam mbetur vetëm edhe dy xhiro dhe këto dy skuadrat gjilanase duket se po e bëjnë të mundur që qyteti i Gjilanit me të drejtë të njihet edhe si qytet i sportit, i kampionit, i titullit të më të mirit.

Përndryshe, në kuadër të javës së 31 të Ipko Superligës në futboll, derbi më i madh i futbollit kosovar, i takoi skuadrës së Gjilanit. Ballafaqimi Drita – Gjilani përfundoi me rezultat 0 me 2

EkoHigjiena

Lojtarët Sebino Plaku dhe Adenis Shala ishin realizatorë të dy golave të fitores, i pari në minutën e 54-të të takimit dhe i dyti në kohën shtesë 90+2.

Me fitoren e sotme Gjilani ngritët në kuotën e 64 pikëve duke u pozicionuar në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pakë se lideri, Drita, dhe një më shumë se Ballkani në pozitën e tretë.

Pikërisht ballafaqimi i radhës së Gjilanit është me skuadrën e Ballkanit, takim që e luan si vendës, deri sa në xhiron e fundit do të udhëtojë për t’u ballafaquar me Flamurtarin.

Në anën tjetër, Drita, përkundër humbjes ruan kreun e tabelës me 65 pikë dhe në xhiron e 32-të  luan kundër Drenicës, për ta përmbyllur kampionatin në takimin me Ballkanin.

Pra dy pozitat e para që i mbajnë aktualisht skudrat gjilanase, Drita e Gjilanit atakohen pikërisht nga skuadra e Ballkanit me të cilën skuadër do të kenë ballafaqim të drejtpërdrejtë, edhe Drita edhe Gjilanit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.