Me shkasë: Meqë në Gjilan jemi në balotazh , është interes i opinionit dhe qytetarëve të Komunës son pasi të dy nga kandidatët që tani jan në balotazh nuk jan prononcuar dhe i kan mbetur borxh Gjilanasve që qart, shkurt, sakt dhe shkoqur të deklarohen për dy cështje shumë me rëndësi.
Nga: Refik HASANI
Të nderuar kandidatë për Kryetar Komune,
– I – Çfarë afroni në fakt që Gjilani vërtetë të jetë qendër dhe bartëse e zhvillimit të Rajonit të Anamoravës dhe të reflekton dhe të jetë nyje Ekonomike dhe strategjike dhe si të krijohet në mënyrë institucionale bashkëpunimi ndërkufitarë me Bujanocin, Preshevën dhe Kumanovën i cili ka munguar dhe
– II – Cili do të jetë angazhimi konkret për kategorinë e qytetarëve të Gjilanit që janë të ardhur nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që nuk po mundë të regjistrohen edha pas një dekade e gjysmë ku jan mbi tre mijë veta që nuk po mundë të regjistrohen .A do të evidentohen dhe të krijohen kushte për integrim dhe si do ti shtroni brenda mandatit tuaj këto çështje në nivel qendror dhe instanca tjera.
Këto dy çështje që konsiderojmë që janë shumë me rëndësi prandaj opinioni gjilanas kërkon dhe pret përgjigje. /2lonline/