Në Komunën e Kamenicës janë mbajtur garat komunale të lëndës së fizikës, me nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulët.
Nxënësi i SHFMU “Dëshmorët e Kombit”, Eron Berisha zuri vendin e parë në garat e fizikës në nivel komunal, kurse në garat Republikane të Fizikantëve të rinjë për klasët e IX-ta, të mbajtura në Prishtinë zuri vendin e katërt.
Ndërsa në Komunën e Vitisë janë mbajtur garat regjionale të recitimit, ku mori pjesë nxënësja nga Gjimnazi “Ismail Qemali”, Lidiona Marovca, e cila zuri vendin e parë dhe u shpërblye me mirënjohje.
Gjatë kësaj gare, juria profesionale është shprehur se niveli i recitimit në këtë vit ka qenë më i lartë dhe përzgjedhja ishte mjaft e vështirë.