Futbollistët e dalë nga akademia e klubit FC Gjilani, për shkak të minutazhës së vogël në klub dhe konkurrencës së madhe brenda sajë, kalojnë në huazim gjashtëmujorë në skuadrat tjera, siç është rasti me Aliun dhe Dubovën që huazohen në KF Bashkim dhe KF Kikë
Sipas drejtuesve të Klubit të Gjilanit, Altin Aliu sulmuesi i krahut, në gjashtëmujorin e ardhshëm do t’i bashkëngjitet klubit nga liga e parë, KF Bashkimi nga Koretini, kurse mbrojtësi i qendrës Kujtim Dubova, KF Kikës nga Hogoshti.
Klubi i Gjilanit njofton se të dy lojtarët në fund të sezonit do të rikthehen në skuadrën gjilanase, ku klubi llogaritë në të dy futbollistët në të ardhmen e afërt.
Forma e tyre do të monitorohet nga afër, kurse Klubi futbollisitk Gjilani, u uron sukses dhe paraqitje të mira futbollistëve në fjalë, në ekipet e tyre.