DYLON

Tranzicioni politik dhe shoqëror ne Kosovë drejt përfundimit!

Tranzicioni politik dhe shoqëror ne Kosovë drejt përfundimit!
Avatar photo Redaksia

Kosova si shtet i pavarur po ecë drejtë fundit të tranzicionit politik dhe shoqëror. Arritja e marrëveshjes politike obliguese në ndërmjetësim direkt nga SHBA dhe BE, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të arrije që ta mbyllë një konflikt shekullor.

Shkruan: Genc Mustafa

Arritja e marrëveshjes dhe mbyllja e problemit shekullore ndërmjet dy shteteve njëkohësisht do të përmbyllet edhe tranzicioni në Kosove, me ndërrimin e gjeneratës së udhëheqësve në politik.

EkoHigjiena

Gjykata speciale e votuar nga deputetët e Kosovës, do të jetë faktori i dytë i tranzicionit politik dhe shoqëror. Ku si rrjedhojë lufta çlirimtare e Kosovës, ashtu siç ishte, do të shihej e pastër edhe në arenën ndërkombëtare, dhe si e tillë, do të ndikojë në përafrimin e politikbërësit evropian dhe qytetarit të Kosovës, duke bërë që shteti jonë të jetë edhe më afër, e pse jo edhe i pranuar në gjirin e Evropës, aty ku edhe e ka vendin.

Si rrjedhojë e këtyre dy proceseve, të cilat nuk janë të ndërlidhura në mes veti, por kanë akterët politikë të përbashkët në Kosovë, do të jetë e pamundur që në 20-vjetorin e tranzicionit në Kosovë, të mos të kemi edhe ndërrim konceptual dhe udhëheqës, brenda shtetit më të ri në Evropë.

Gjeneratës se re i ka ardhur koha për t’u dëshmuar dhe që është e gatshme dhe e aftë për ta quar Kosovën drejte BE-së, NATO-s dhe forcimin e shtetësisë nëpërmjet rritjes së mirëqenies ekonomike.

#GjenerataeRe është gati që pas këtyre dy proceseve të marrë në duart e veta rolin udhëheqës.

#DitëteBardha për #KOSOVEN.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.