Klubi i futbollit Drita, ia ka huazuar dy futbollistët e saj, Enhar Cakolli dhe Henry Onoka, dy klubeve tjera kosovare që garojnë në Ligën e Parë, edhe atë. për një periudhë njëvjeçare,
I pari do të luaj te KF Ferizaj dhe tjetri te KF Arbëria.
Huazimi i këtyre dy lojtarëve nga drejtuesit e Dritës arsyetohet me minutazhën e kufizuar në klubin bardhë e kaltër, kështu që atyre do tu jepet mundësia e prezencës më të madhe në fushë me skuadrat ku do të huazohen.
Ja njoftim i plotë zyrtar i klubit bardhë e kaltër:
Huazohen dy futbollistët Henry Onoka dhe Enhar Cakolli
Klubi jonë FC DRITA, për shkak të minutazhës së kufizuar, ka vendosur për huazime e dy lojtarëve Enhar Cakolli i cili ka kaluar te KF Ferizaj, ndërsa Henry Onoka te KF.Arbëria.
Kohëzgjatja e huazimit do të jetë njëvjeçare.
Të dyja klubet garojnë në Ligën e Parë, ndërsa dy futbollistët Cakolli dhe Onoka do të rikthehen te Drita në fund të vitit garues.
DRITA ju dëshiron suksese të dy futbollistëve në klubet respektive.
FC DRITA