DYLON

Fillojnë punimet për rregullimin e trotuarit në fshatin Petroc

Fillojnë punimet për rregullimin e trotuarit në fshatin Petroc
Avatar photo Redaksia

Nga marrëveshja e nënshkruar nga Komuna e Kamenicës për rregullimin e trotuarit në katër fshatra, kanë filluar punimet për rregullimin e trotuarit në fshatin Petroc.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se pas projektit të nënshkruar me CDI-në për furnizimin me ujë të fshatit Petroc, tani janë duke vazhduar punime për rregullimin e trotuarit.

EkoHigjiena

“Punimet për rregullimin e trotuarit në Petroc. Pos projektit të nënshkruar me CDI-në dhe Hidromoravën për furnizimin me ujë të Petrocit, po vazhdojnë punimet në këtë fshat për rregullimin e trotuarit, që do të shërbej si lehtësim për qarkullimin e banorëve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve”, tha Kastrati.

Fshatrat në të cilët do të zhvillohen punimet nga kjo kontratë janë: Novosellë, Koretin, Topanicë e Petroc. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.