Dy intelektual francez Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, kanë shkruar një libër në dy pjesë, ku kanë përfshirë dhe mbi 30 personalitet të njohura të cilët kanë paraqitur rrëfimet e tyre për Kosovën. Mes autorëve ësht edhe ish komandati i KFOR dhe EULEX IV De Kermabo. Ideja për librin dy autorëve ju lindi pas një takimi që kanë pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj
Libri titullohet ” Rrëfime mbi ndërtimin e një shteti” që është një pasqyrë krejt tjetër me atë cfarë ka servirur propaganda serbe deri më tani, përmes financimit të autorëve të ndryshëm.
” Ideja më erdhi pas një bisede që pata me ministrin Enver Hoxhaj në Paris.Ministri kërkonte të dinte mbi imazhin e Kosovës në Francë. Pyetje e tij lidhje me daljen e vonshme të një libri në Francë, përmbajtja e të cilit shërtbente propagandën serbe.
Dy intelektual francez Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, janë kujdesur që përmes botimit të një libri në vendlindjen e tyre të paraqesin gjendjen reale të zhvillimeve pas lufte në Kosovë, por edhe pas shpalljes së pavarësisë.Ata kanë treguar se iniciativa e tyre është bërë si kundërpërgjigje ndaj librit me titull “Kosova një kauzë e drejtë për një shtet mafioz”,të gazetarit francez Pierre Pean
Libri i Pean, që dyshohet se është financuar nga lobi serb, i botuar në muajin prill të vitit 2013 pasqyron funksionimin e SHIK-ut, lidhjet e kësaj strukture që pretendohet se ekzistojnë me kryeministrin aktual të Kosovës Hashim Thaçi. Aktivitetet e nëntokës në Kosovë, lufta e UÇK-së, akuzat për krime lufte dhe lidhjet e pretenduara të nëntokës me ish-kryeministrin tjetër, Ramush Haradinaj.
Librin Pean pretendon se e mbështet në raporte të inteligjencës së trupave franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ai ngrit akuza edhe ndaj shumë zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë dy gjeneralët francezë Xavier Bout de Marnhac dhe Yves De Kermabon për bashkëpunim me “politikanët që janë edhe bosët e nëntokës kosovare”
Ndërsa libri Rrëfime mbi Ndërtimin e një shteti ka 304 faqe dhe gjendet në të gjitha libraritë e Francës. Në internet mund të blihet me një cmime prej 22 eurove./Tribuna/