Dy futbollistët e deritanishëm të Llapit kanë arritur marrëveshje me Dritën.
Edhe pse klubi ende nuk ka zyrtarizuar ardhjet e reja, mbrojtësi Ilir Blakçori dhe ish-kapiteni i Llapit, Hamdi Namani i kanë thënë ‘Po’ Dritës.
Namani ishte në bisedime edhe me kampionin Feronikelin dhe kishte ofertë për të vazhduar bashkëpunimin me llapjanët, por Drita e ka bindur që në edicionin e ri të veshë fanellën kaltër e bardh të gjilanasve.
Ndërsa, mbrojtësi i majtë, Ilir Blakçori është akorduar me kushtet që i ka ofruar ish-kampioni i Kosovës dhe në kampionatin e ri do ta djersitë fanellën e këtij klubi.
Drita është në bisedime edhe me disa lojtarë tjerë.