Dy lojtarët shqiptarë, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, që luajnë për Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin e Kroacisë, janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Myrto Uzuni jo vetëm që është përfshirë në formacionin më të mirë të javës, por është shpallur dhe lojtari më i mirë, siç bën me dije “Telesport.hr”.
Lojtari i Kombëtares kuqezi shënoi gol dhuroi dhe një asist duke qenë deciziv për skuadrën e tij.
Ndërkaq edhe Jon Mersinaj, ish-lojtari i Laçit është përfshirë në formacionin e javës, pasi një fundjavë bëri një paraqitje shumë të mirë.