Kushtuar dy të burgosurve politikë, të dënuar me burg të rëndë nga pushteti serb me bashkëpunëtorë, Merxhan Avdylit (15 vite burg) dhe Vahedin Azemit (10 vite burg)
Sami Arifi
Dy disidentëve vitias
Dy shqipet në ballë ishin vuar,
retë e zeza për t‘i larguar!…
Për të sjellë dritë te ne,
prangat zisë për t‘ia pre!…
që zogjtë e shqipës të jenë n‘fole!…
Por kuçedra i rrëmbeu,
terr për shqipet prapë ktheu!…
Dy shqipe t‘mundura kurrë s‘u dorëzuan,
të zgjuar n‘terr dytë punuan!…
Ndriçuan pranverën e turbulluar,
shqipet e tyre për t‘udhëtuar!…
Për të arritur ku i la nëna,
n‘Dardani të heqet gjëma!…
Dy shqipet punuan që në Dardani t‘këthjellet moti,
titullar të jetë i zoti!…
Veç t‘bashkuar shqipet t‘janë,
i gjejnë folet ku i kanë!…
Si ndalë furtunë as kulçedër,
do t‘zotrojnë shtëpinë e vjetër!…