FC Drita nuk do të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve brazilian, Gilberto Fortunato dhe Lucas Cardoso nga stinori pranveror.
Cardoso i ardhur nga Partizani i Tiranës në afatin kalimtar veror në formë të huazimit nuk ka arritur që ta shfaqte potencialin e tij.
Përveç, Cardosos, edhe bashkëkombasi i tij, Fortunato nuk e ka gjetur veten te Drita.
32-vjeçari i ardhur te skuadra gjilanase këtë verë nga Sport Boys-i ka lënë shije të hidhur te tifozët e Dritës duke shënuar vetëm pesë gola.
Kjo është konfirmuar zyrtarisht edhe nga trajneri, Ardian Nuhiu, ndërsa thuhet se te Drita nuk do të ketë largime të tjera.