Autoritet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar. Njëri aksident ka ndodhur në Sillovë të Gjilanit e tjetri në . Budrikë e Ulët, të Parteshit.
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Fsh. Shillovë, Gjilan 25.09.2021 -20:20 Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy femra kosovare (pasagjere në njërën nga veturat e involvuara në aksident).
· Fsh. Budrikë e Ulët, Partesh 25.09.2021 -21:25 Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy femra kosovare ( pasagjere në njërën nga veturat e involvuara në aksident). Të lënduarat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.