Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, ka thënë se ndalimi i 103 222 teksteve mësimore që ishin të dedikuara për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe kthimi i tyre në Kosovë shënon shkallën e durimit të shqiptarëve në këtë pjesë.
Në këtë intervistë për “Epokën e re” Musliu ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës të ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës. Po ashtu, të njëjtën gjë ai e ka kërkuar edhe nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtetet e tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare, që të ndërhyjnë tek autoritet serbe për t’u kthyer librat shkollorë në Luginë.
“Diskriminimi që po ua bënë Serbia shqiptarëve në Luginë është i papranueshëm. Unë nuk e di se si po e toleron faktori ndërkombëtar këtë situatë, kur dihet që s’mund t’i ndalohet libri dikujt në shekullin 21”, ka thënë Musliu. Sipas tij, me kthimin e teksteve mësimore nga Lugina e Preshevës po i vjen fundi gjithçkaje.
Më tepër…
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=81508&Ctype=1