/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar për një rast “Dëmtim i instalimeve publike”, e regjistruar në fshatin Hogosht të Kamenicës. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se i dyshuari, gjersa ishte duke gërmuar me ekskavator për tё vendosur gypat e ujit, nga pakujdesia duke manovruar me ekskavator, kishte goditur telat e rrymës elektrike duke i dëmtuar telat të cilët pas lidhjes së shkurt kishin rënë në rrugë.
Zëdhënësi Hashani ka bërë të ditur se fatmirësisht lëndime në njerëz nuk ka pasur. Ekipi i KEDS-it kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe ka rregulluar instalimin. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në Prokurorin Themelore. /2L ONLINE/
fotoilustruese