Nevzad Isufi – Shefi Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje
“Njoftojmë opinionin dhe mediat se anëtarët e Kuvendit Komunal nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e kanë “braktisur” seancën e fundit të Kuvendin, por e kanë pritur relativisht gjatë, pasi që pushimi i paraparë ka qenë vetëm 30 minuta, ndërsa anëtarët tjerë të Kuvendit, përpos anëtares së Kuvendit nga Partia e Drejtësisë dhe ne anëtarëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje as pas një orë e gjysmë nuk janë kthyer në Kuvend, ndërsa paraprakisht nuk jemi njoftuar për ndonjë zgjatje të pushimit. Vetëm të martën ka qenë hera e dytë që nuk kemi qenë korrekt me kohën, por edhe herë të tjera, prandaj ne me plot arsye kemi lënë të papërfunduar 2 pikat e fundit të rendit të ditës, madje paraprakisht në konsultim u pajtuam për zhvendosje të kësaj pike në pikën e parafundit të rendit të ditës, me këtë rast do të vinte edhe Kryetari (nëse do të vinte) dhe do të debatonim për këtë pikë.
Nisma e rikthimit të këtyre drejtorive(që është më mirë vonë se kurrë), do të përkrahej edhe nga ne, por gjithmonë pas një arsyetimi me shkrim dhe real për periudhën paraprake, që përfshinë 3 vjet të qeverisjes së LDK-ës , e jo me një arsyetim “ sa për të thënë” çfarë na është ofruar për këtë seancë.
Madje për pikën e fundit “në të ndryshme” patëm shtruar një varg pyetjesh por në mungesë të një numri jo të vogël të drejtorëve dhe të kryetarit të Komunës, vështirë se do të merrnin përgjigje, po themi kështu, duke u bazuar në praktikat e deritashme.
Ne ishin të gatshëm për të debatuar në Kuvend e jo për të parë reprizimet e vendimet e kafiterive as të restoranteve.
Pra ne nuk mund të rrinim duke pritur në pafund Godonë, sepse pushimi 30 minutësh për ne është 30 minutësh, por jo më se një orë e gjysmë e firifiuuuu. Se ka qenë kështu, po e ilustrojmë edhe me fotografinë që e kemi bërë vetëm në sallë.