Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Ahmet Isufi ka thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, duke e vlerësuar të rëndësishme që këtë herë nëpërmjet koalicionit LDK-AAK dhe Nisma të instalohet qeveria Haradinaj.
Isufi ka thënë për Epokë e Re se koalicioni LDK-AAK e Nisma, përfshirë edhe partitë e minoriteteve, përbën qeverinë gjithëpërfshirëse, siç është duke propozuar PDK-ja. Ai ka bërë me dije se koalicioni ndërmjet tri partive i ka votat edhe për ta ndryshuar Kushtetutën në raport me Gjykatën Speciale për Krime Lufte, transmeton Epoka e Re.
E duke folur për vendimet e fundit të Qeverisë në largim, Isufi ka thënë se këto vendime janë antiligjore dhe kanë për qëllim të fusin në borxhe Qeverinë e ardhshme