Kosova duhet t’i ndjekë politikat e aleancës perëndimore dhe t’i dëbojë diplomatët rusë, të solidarizohet me Anglinë. Ajo çka ka ndodhur në Angli, mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Shkruan: Fikri Mehmeti
Dëgjova një analist duke thënë se Rusia është duke u forcuar dhe do të hakmirret ndaj shqiptarëve nëse i dëbojnë diplomatët rusë.
Ne nuk kufizohemi me Rusinë. Ne edhe ashtu jemi çdo ditë të rrezikuar nga Rusia dhe elementet ruse që veprojnë në Ballkan. Po pikërisht që Rusia është duke u forcua çdo ditë e më shumë, ne si vend i vogël dhe të vetëm nuk mund të përballemi me Rusinë, duhet të mbajmë anë e këtu nuk ka neutralitet, duhet të i bashkërendojmë diplomacinë me vendet perëndimore, në këtë rast aleancën e madhe, të udhëhequr nga Sh.B.A-të, Anglia, Gjermania, Franca etj. Vetëm duke qenë i rradhitur me ‘të fortin’ mundesh të mbrohesh nga i ligu.
Kosova shquhet si vendi më proamerikan në Ballkan, do të ishte e turpshme të identifikohet si një nga dy vendet në Ballkan (bashk me Serbinë)që nuk e kanë dëbuar asnjë diplomat rusë, në shenjë solidarizimi me vendin aleat – Anglinë.