Java e 16-të në Superligën e Kosoves mbyllet me ndeshjen ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit.
Kjo përballje është e vlefshme për dy skuadrat, derisa pikët e plota mbeten shpëtimi i vetëm i tyre për të mbajtur gjallë shpresat se mund të mbijetojnë këtë edicion.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në terenin me bari sintetik prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.