DYLON

Maqedonia e Veriut – Kosova zhvillohet në Shkup, ky është numri i biletave për tifozët kosovarë

Maqedonia e Veriut – Kosova zhvillohet në Shkup, ky është numri i biletave për tifozët kosovarë
Avatar photo Elife Sherifi

Ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020  në Shkup.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.

Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”, të cilët do të ruhen nga Policia e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.

Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë në finale, e cila e siguron një biletë për Kampionat Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.