Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa do rikthehet në Kosovë për festivalin Sunny Hill. Ylli i muzikës pop me anë të postimeve në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë se mezi po pret të kthehet në atdhe.
“Një javë derisa të kthehem në atdhe,”-shkroi ajo.
Dua do jetë e pranishme në Sunny Hill, por vetëm për të mbështetur babain e saj, Dukagjin Lipa që është organizator i festivalit, kurse këngëtarja nuk do këndojë në festival.
Ylli botëror Miley Cyrus do jetë e pranishme në festival, së bashku me Dj Calvin Harris dhe reperin me famë botërore Gashi në datat 2,3 dhe 4 gusht.