Në vazhdën e punëve të mira, kemi përfunduar edhe vendosjen e aparateve që bëjnë regjistrimin e vijueshmërisë në punë.
Të gjitha QMF-të e AMF-të e Komunës sonë janë pajisur me këto aparate, në mënyrë që punëtorët shëndetësor të jenë më të vëmendshëm në respektimin e orarit të punës.
Me këtë sistem lajmërimi edhe do t’i pakësojmë ankesat e marrësve të shërbimeve, që herë pas here neve si drejtori na adresohen.
Me rritjen e disiplinës në punë, detyrimisht ngritet edhe cilësia në shërbime.