Shabani: “Zip Line Green Valley” paraqet mundësi të mëdha për zhvillim në sferën e turizmit dhe tërheqjen e shumë vizitorëve nga Kosova dhe jashtë
Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani, ka vizituar “Zip Line Green Valley” në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku gjatë bashkëbisedimit me pronarin e këtij biznesi, u informua për lidhur me numrin e vizitorëve si dhe planet investuese në të ardhmen për zgjerimin e kapaciteteve.
Drejtori Shabani tha se “Zip Line Green Valley” ofron aventurë e adrenalinë dhe, mbi të gjitha, pamje të bukur të ambientit me të cilin rrethohet.
“Ky lokacion paraqet mundësi të mëdha për zhvillim në sferën e turizmit dhe tërheqjen e shumë vizitorëve nga Kosova dhe jashtë. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i ofroi përkrahje institucionale për zhvillimin e aktiviteteve dhe zgjerimin e kapaciteteve zhvilluese”, ka nënvizuar drejtori i DZHE-së, Enver Shabani. /2LONLINE/
