Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca ,së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Selvete Sylejmani, mirëpritën në takim Arbëresha Sherifin nga organizata Save the Children.
Palët arritën marrëveshje partneriteti për projektin ‘Zgjerimi i shërbimeve të integruara të kujdesit dhe zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme me bazë në komunitet në Kosovë- Medicor’.
“Ky projekt ka për qëllim shtrirjen e zbatimit të praktikave më të mira në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për fëmijët 0-6 vjeç”, ka bërë me dije drejtoresha Aurora Osmani Buca.
Sipas sja, grupet e targetuara janë fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët nga grupet e cenueshme dhe fëmijët e privuar nga shërbimet e kujdesit dhe zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme.
Përndryshe, Ky projekt përfshin 8 komuna. /2LONLINE/