• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Presidentja Osmani takoi ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe mori pjesë në Forumin për gratë në politikë

Redaksia 2LONLINE 6 Maj, 2022 2 min
 Presidentja Osmani takoi ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe mori pjesë në Forumin për gratë në politikë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Panamasë, Erika Mouynes.

Në takim me Ministren Mouynes është rikonfirmuar gatishmëria e dy vendeve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën e jashtme, duke përfshirë mbështetjen e palëkundur të Panamasë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministrja Mouynes kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon, Evropë dhe më gjerë, si dhe nevojën për të qëndruar të bashkuar kundër akterëve antidemokratik, të cilët kanë qëllim destabilizimin dhe kërcënimin e vlerave tona të përbashkëta liridashëse.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe ministrja Mouynes i janë drejtuar një audience akademikësh dhe diplomatësh në një panel të përbashkët mbi rolin e gruas në politikë.

Presidentja deklaroi që fuqizimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e demokracive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. “Përpjekjet tona nuk do të pushojnë deri atëherë kur vajzat e gratë do të ndihen që kontributi dhe roli i tyre në shoqëri është i njohur dhe i vlerësuar”, ka thënë ndër të tjera Presidentja Osmani.   /2LONLINE/

Etiketa:Erika Mouynes Forumi gratë ministren e Jashtme të Panamasë politikë Presidentja Osmani
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Presidentja Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit Sali Çekaj

16 Gusht, 2022

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022

Bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

11 Gusht, 2022

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger

10 Gusht, 2022

Presidentja Osmani ia ndau këngëtares Dua Lipa titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

5 Gusht, 2022

Presidentja Osmani e dekoroi gazetarin Sulejman Gashi (pas vdekjes) me Medaljen Presidenciale të Meritave

5 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com